Site icon Telegrafi

Shpërthimi i fuqishëm në një fabrikë kimike në Valencia, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fabrikë kimike në qytetin e Paterna në Valencia, Spanjë, kanë bërë të ditur autoritetet e këtij vendi, përcjell Telegrafi.

Një video e shpërthimit tregon një zjarr të madh dhe shtëllunga tymi në rritje, të cilat dalin nga ndërtesa.

Siç shkruajnë mediat e huaja, incidenti ka ndodhur në Fuente del Jarro industriale në Paterna në mëngjesin e së mërkurës, duke shtuar se të paktën një person u dërgua në spital me djegie.

Fabrika thuhet se punon me klor, një gaz toksik që mund të shkaktoj dëmtimin e sistemit të frymëmarrjes, syve dhe lëkurës.

Flakët ishin deri në 15 metra të lartë, sipas medieve spanjolle. Gjithashtu thuhet se mund të ketë pasur disa shpërthime.

Punëtorët e një kompanie të vendosur ngjitur me uzinën kimike u kanë thënë medieve se kur i dëgjuan shpërthimin, ata dolën në rrugë dhe panë ngjarjen, shpërthim që përcillej me flakë.

Mësimi në shkollat afër është pezulluar dhe banorët janë këshilluar që mos të dalin jashtë shtëpive të tyre. Gjithashtu u është kërkuar që edhe dyert, dritaret, dhe sistemet e ventilimit t’i mbajnë të mbyllura. /Telegrafi/

Exit mobile version