Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në Guinea Ekuatoriale.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 500 njerëz u plagosën pas shpërthimeve, të cilat ndodhën të dielën pranë kazermave ushtarake në qytetin Bata.
Shpërthimet u shkaktuan si rrjedhojë e “neglizhencës” në lidhje me ruajtjen e dinamitit në kazerma.
Imazhet e shpërndara gjerësisht në mediet sociale treguan sasi të mëdha tymi dhe dëme të përhapura.
⚠️Emergencia sanitaria en el barrio de Mondong Nkuantoma de Bata a raíz de fuertes explosiones en el cuartel militar ubicado en dicho barrio. Se estima que ha habido fallecidos y muchos desaparecidos bajo los escombros. pic.twitter.com/uxH3eg2N8j
— Guinea Salud (@GuineaSalud) March 7, 2021
Në anën tjetër televizioni shtetëror tregonte njerëz që kërkonin të mbijetuar në rrënoja si dhe ngrinin mbeturina nga ndërtesat e shembura.
https://www.youtube.com/watch?v=6wI3t5DZPmI&ab_channel=GuardianNews
Lidhur me këtë rast, presidenti i vendit Teodoro Obiang Nguema, tha në një deklaratë se ndikimi i shpërthimit “shkaktoi dëme në pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata”, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. /Telegrafi/