Telegrafi

Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi rëndë 17 Corvette që së bashku kushtojnë një milion euro

Makinat pësuar dëme të mëdha, derisa po qëndronin në një punëtori ku ishin dërguar për riparim

Në një fabrikë në Houston të Shteteve të Bashkuara, gjatë javës së kaluar është shkaktuar një shpërthim i fuqishëm, që ka dëmtuar rreth 450 shtëpi dhe disa biznese, transmeton Telegrafi.

Së bashku më këto dëme, e ka goditur rëndë edhe Teksas Corvette Service, ku ndodheshin 17 makina klasike.

Derisa njëra makinë ishte e pronarit, të tjerat ishin dërguar për riparime të ndryshme, ndërsa disa ishin rregulluar dhe ishin të gatshme për përdorim.

Por, si pasojë e shpërthimit, të gjitha makinat që së bashku kushtojnë një milion euro, kanë marrë dëmtime të niveleve të ndryshme.

Zona që deri më tani ka qenë e bllokuar, është hapur pasi u konsiderua se më nuk përbën rrezik për ndonjë shpërthim tjetër.

Kjo iu ka dhënë mundësinë punonjësve, që t’i nxjerrin disa prej makinave për t’i dërguar në një punëtori tjetër, ndërsa janë edhe disa të tjera që po qëndrojnë nën rrënoja. /Telegrafi/