Telegrafi

Shpërthimi i dytë i coronavirusit – Kina ndalon importimin e salmonit nga Evropa

Kina ka ndaluar importin e salmonit nga Evropa nga frika se ushqimi mund të ketë shkaktuar shpërthimin e coronavirusit në një treg në Pekin, megjithëse ekspertët thonë se peshqit nuk mund ta transmetojnë sëmundjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ditë më parë u raportua se virusi u zbulua tek tabelat për prerjen e salmonit – në tregun Xinfadi të Pekinit.

“Nuk mund të eksportojmë salmon në Kinë, tregtia u pezullua”, tha Regin Jacobson, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Bakkafrost për Reuters.

“I kemi ndaluar të gjitha shitjet në shtetin e Kinës, dhe po presim derisa situata të qartësohet”, u shpreh Steing Martinsen, kreu i shitjes nga kompania “Royal Salmon” në Norvegji. /Telegrafi/