Një shpërthim me bombë ka ndodhur në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë ku mbeti i vdekur i dyshuari 39-vjeçar që aktivizoi një granatë dore.
Nga ky shpërthim ka mbetur të lënduar pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.
Një qytetar që ka qenë në afërsi të shpërthimit para ndërtesës së Gjykatës Themelore në Podgoricë ka thënë për “Vijesti” se ka dëgjuar “se diçka ka shpërthyer”.
⚡️ A bomb exploded in the capital of Montenegro
An unidentified person detonated a bomb near the entrance to the court in #Podgorica. There are injuries and deaths. The perpetrator who planted the bomb is dead. As a result of the explosion, several passers-by were injured. pic.twitter.com/Wy38kk8Afs
— NEXTA (@nexta_tv) March 3, 2023
“Ishim në një kafe që po rinovohej. Ishim ulur, erdhi një kamion për të shkarkuar mallin. Diçka u prish keq, menduam se rampa nga kamioni kishte rënë. Një grua filloi të vajtojë, kështu pamë”, tha dëshmitari okular Dragan Bosniq.
One person died and five were wounded after a bomb exploded in the Basic Court building in Podgorica, Montenegro’s police report.
This is the scene outside the Basic Court building right now. pic.twitter.com/lO8X60K7As
— Admirim (@admirim) March 3, 2023
Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarë të policisë dhe ekipet e ambulancës.
I dyshuari që mbeti i vrarë dhe që dyshohet për shpërthimin është 39-vjeçari Mladen Bulatoviq. /Telegrafi/