Telegrafi

Shpërthimet në tregjet e Bagdadit – 43 të vrarë

Bomba, që ishte fshehur në kuti zogjsh, shpërtheu gjatë një periudhe të ngarkuar pune në treg.

Një shpërthim i dytë 20 minuta më vonë ndodhi në një treg tjetër të ngarkuar në juglindje të kryeqytetit.

Shpërthimet janë më vdekjeprurëset që kanë ndodhur në kryeqytetin irakian gjatë javëve të fundit.

Në nëntor, 15 persona u vranë gjatë një shpërthimi në tregun Ghazil.

Për këtë sulm, trupat amerikane fajësuan militantët shiitë që mbështeten nga Irani.

Korrespondentët thonë se me përmirësimin e situatës së sigurisë në kryeqytet, tregut kishin filluar t’i riktheheshin klientët. /bbc/