Të paktën pesë persona u vranë dhe 50 u plagosën në shpërthimet që ndodhën të hënën mbrëma në qytetin më të madh Burundian, Bujumbura.
Ministria e Punëve të Brendshme të Burundit rriti numrin e të vdekurve me dy persona të tjerë dhe njoftoi në Twitter se “terroristë të paidentifikuar” ishin përgjegjës për këto shpërthime, raporton swissinfo.
Sipas dëshmitarëve, dy shpërthime granate goditën parkingun e autobusëve në qendër të qytetit, ndërsa shpërthimi i tretë goditi tregun në lagjen Bviza. Pesë persona u vranë dhe rreth 50 u plagosën, tha për reuters një punonjës shëndetësor që kujdeset për të plagosurit. Ashtu si dëshmitari, punonjësi i shëndetësisë kërkoi anonimitet nga frika e hakmarrjes për të folur me mediat.
Thuhet se nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për atë sulm gjersa punonjësi i aeroportit konfirmoi se kishte një sulm në aeroportin e Bujumburas. Një grup rebelësh kongolez, Red Tabara, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroport, u njoftua në Twitter.
Thuhet se ata kanë qëlluar me mortaja ndërsa presidenti po përgatitej të udhëtonte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. /Telegrafi/