Telegrafi

Shpërthimet në Bruksel, anulojnë miqësoren e luksit?

Shpërthimet terroriste në Belgjikë kanë bërë që autoritetet belge të anulojnë miqësoren e futbollit.

Ndeshja mes dy prej kombëtareve më të forta në Evropë, përkatësisht mes Belgjikës dhe Portugalisë është anuluar.

Ndeshja pritej të luhej më datën 29 mars. Pritet që shpejt të merret vendimi edhe për anulimin e ndeshjeve të “Play Off” në kampionatin belg, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat belge është raportuar për shpërthimin e tretë i cili ka ndodhur në stacionin e trenave metro në Bruksel.

Bëhet e ditur që nga shpërthimet e fundit që ndodhën në këtë stacion të trenave në shifra jo të konfirmuara kanë vdekur të paktën 10 persona dhe ka edhe dhjetëra të lënduar. /Telegrafi/