Shpërthimet e forta vullkanike kanë detyruar mbylljen e aeroportit në ishullin spanjoll të La Palma.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë të dielën, duke detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe duke shkatërruar më shumë se 350 shtëpi.
Tymi i trashë nga shpërthimet vullkanike tani shtrihet katër kilometra në ajër.
Retë e hirit të dendur i kanë bërë fluturimet jashtë aeroportit të pamundura, thanë autoritetet të shtunën.
Mbyllja ka parandaluar disa që të largohen nga aeroporti i ishullit, që kryesisht merret me shumë fluturime turistike dhe për sa i përket lidhjeve me ishujt e tjerë në Kanarie.
Radhë të gjata u formuan në terminal, pasi anulimit të fluturimeve, dhe disa udhëtarë u përpoqën të merrnin tragetet jashtë ishullit. /Telegrafi/