Telegrafi

Shpërthime të fuqishme në qytetin rus Belgorod, humbin jetën të paktën tre persona

Të paktën tre persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimeve që kanë ndodhur në qytetin rus Belgorod, që gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainën, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Vychlav Gladskov.

“Shpërthimet pjesërisht kanë shkatërruar 11 ndërtesa kolektive dhe 39 shtëpi”, tha Gladkov, transmeotn Telegrafi.

Ai shtoi se sistemi kundërajror është aktivizuar menjëherë pas shpërthimeve. E deklaratën e guvernatorit, CNN nuk ka munduar ta konfirmojë, kurse nga Ukraina deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim.

Lexo po ashtu Lukashenko pretendon se Ukraina ka shkrepur raketa në territorin e Bjellorusisë, nuk ofron prova

Informacionet për këtë Gladkov i zbuloi në kanalin e tij në Telegram. Qyteti rus Belgorod i ka 400 mijë banorë, dhe gjendet vetëm 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Për këtë sulm rusët po akuzojnë ukrainasit, duke theksuar se bëhet fjalë për një agresion direkt që kërkon reagim serioz ushtarak

Në anën tjetër, autoritetet ukrainase incidentet e sotme në Belgorod, i ka quajtur “karma” duke mohuar përgjegjësinë.

Që kur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt, mijëra civilë dhe ushtarët janë vrarë dhe plagosur, ndërsa 12 milionë ukrainase janë larguar nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/