Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në një spital në jug të Francës, raporton Russia Today.
Sipas informacioneve paraprake, policia ka filluar evakuimin e menjëhershëm të personelit dhe pacientëve, transmeton Telegrafi.
Shpërthimet kanë shkaktuar zjarr të madh në një qytet në qytetin Anoneju, në pjesën jugore të Francës.
Zyra e kryetarit të komunës u ka kërkuar banorëve të shmangin frekuentimin e zonës përreth spitalit, në mënyrë që evakuimi dhe shpëtimi i pacientëve dhe personelit të jetë më i lehtë.
Deri më tani nuk dihen shkaktarët e shpërthimeve. /Telegrafi/
— Beraud Pierre (@PETERASSE) July 7, 2016