Tre persona janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në sulmet e dyshuara me dron në Abu Dhabi, sipas raportimeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre kamionë me karburant shpërthyen dhe një zjarr shpërtheu pranë aeroportit të Abu Dhabit të hënën.
Duke cituar policinë, një agjenci shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi se tre persona u vranë në shpërthimet e kamionit cisternë – dy shtetas indianë dhe një shtetas pakistanez.
Footage from 4 hours ago in #AbuDhabi, #UAE from Snapchat shows a large plume of smoke rising from the area near the reported attack. Footage was taken from https://t.co/TX9XEzHluv pic.twitter.com/9mWdgXRUMW
— Aurora Intel (@AuroraIntel) January 17, 2022
Rebelët Huthi të Jemenit morën më vonë përgjegjësinë për sulmin.
Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe tha më herët se dronët mund të kenë shkaktuar një shpërthim në tre cisterna nafte dhe një zjarr të vogël në një zgjerim të aeroportit në Abu Dhabi.
Latest reports says that at least 3 people killed and several wounded by these Drone attacks in Abudhabi Airport, UAE .
Iranian Backed Houthi are Responsible for this attacks #AbuDhabi #DroneAttack #UAE pic.twitter.com/7Fb0duFxq5— Kangana Ranaut ?? (@MsKanganaRanaut) January 17, 2022
Ata thanë se një zjarr kishte shpërthyer gjithashtu në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit – por shtuan se ishte “i vogël” dhe ndodhi në një zgjatim të aeroportit kryesor i cili është ende në ndërtim e sipër.
Hetimet fillestare treguan zbulimin e objekteve të vogla fluturuese, që ndoshta i përkisnin dronëve, që ranë në dy zona dhe ndoshta shkaktuan shpërthimin dhe zjarrin, thanë oficerët, duke shtuar se nuk kishte dëme të konsiderueshme nga incidentet. /Telegrafi/