Telegrafi

Shpërthim zjarri në xhirimet e “Gladiator 2”, disa anëtarë të ekipit dërgohen me urgjencë në spital

Prodhimi i vazhdimit të “Gladiator” është zhytur në kaos pas një shpërthimi të raportuar në xhirime.

Gjashtë anëtarë të ekipit që po punonin në vazhdimin e filmit epik të Sir Ridley Scott të vitit 2000, u dërguan me urgjencë në spital pasi u kapën nga një flakë kur një top zjarri shpërtheu në xhirime.

Yjet, duke përfshirë aktorin e “Normal People”, Paul Mescal dhe fituesin e “Oscar”, Denzel Washington, dyshohet se ishin rreth e rrotull kur ndodhi incidenti në shkretëtirën e Saharasë në Marok dhe “e panë me tmerr”, shkruan Mirror.

Foto: Getty Images

“Ishte e tmerrshme – një top i madh zjarri fluturoi lart dhe kapi disa anëtarë të ekuipazhit në rrugën e tij”, tha një burim.

Burimi shtoi për The Sun se si gjashtë punonjës të prodhimit duhej të dërgoheshin me urgjencë në spital për trajtim dhe e përshkroi incidentin si “një aksident të rëndë”.

“Të gjithë të përfshirët, nga vrapuesit më të thjesht e deri te emrat e yjeve, janë tronditur nga kjo”, vazhdoi burimi.

Krahas Mescalit dhe Washingtonit, ylli i “The Last of Us”, Pedro Pascal dhe aktori irlandez Barry Keoghan – i cili u nominua për “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor këtë vit – do të shfaqet gjithashtu në filmin e shumëpritur.

Foto: Getty Images

Para incidentit në xhirime, “Gladiator 2” ishte planifikuar të dilte në kinema në nëntor të këtij viti.

Russell Crowe fitoi një “Oscar” për aktorin më të mirë për portretizimin e Maximus Decimus Meridius në “Gladiator” në vitin 2000.

Duke folur në një podcast në janar, Crowe shpjegoi se nuk do të shfaqej në vazhdimin e Gladiatorit, por ndau pak informacion rreth komplotit.

“Pra, ai fëmijë i ri është rritur dhe tani është perandori. Nuk e di se çfarë ndodh tjetër në atë moment, kështu që kjo është ideja. Pra, nuk është një ribërje. Dhe nuk është një vazhdim i drejtpërdrejtë”, tha aktori më parë. /Telegrafi/