Site icon Telegrafi

Shpërthim tritoli në zyrën e një noteri në Tiranë

Esmeralda Dauti është noterja në ambientet e zyrës të së cilës shpërtheu një sasi lënde plasëse në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shpërthim me tritol ndodhi në një zyre noterie në ish-Bllok, rreth orës 04:00. Lënda eksplozive ishte vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë. Nga informacionet paraprake raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes, raporton Euronews Albania.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njofton policia.

Exit mobile version