Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku një sasi tritoli shpërtheu në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Ndërkohë, sipas burimeve të A2 CNN, autori dyshohet se është një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë. /Telegrafi/