Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip “Audi” i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër, rreth orës 4 e 20 minuta.
Si pasoje e shpërthimit të forte, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Policia e Shkodrës ndodhet ne vendngjarje ndërsa po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/