Telegrafi

Shpërthim me tritol në një dyqan në Pedonalen e Shkodrës

Një shpërthim i fortë eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në qendër të Shkodrës. Sipas të dhënave te para, mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00, në një dyqan në Pedonalen e qytetit.

Nga hetimet e para raportohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se për fat nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e një dyqani këpucësh.

Nuk ka ende detaje rreth ngjarjes, apo shkakut, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.