Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit L.L. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur te porta jashtë e vilës.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej katër anëtarësh e 54-vjeçarit. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, raporton abcnews. /Telegrafi/