Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia kanë numrin më të lartë kumulativ të rajonit evropian të rasteve me COVID-19 për 100,000 banorë në dy javët e fundit.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, shkalla e incidencës së Serbisë është rritur 121% në këtë periudhë dy-javore, me një total prej 191.356 rastesh të konfirmuara. Serbia ka regjistruar rreth 7,000 raste në ditë të virusit.
Kroacia ndërkohë ka regjistruar rreth 139,000 raste me COVID-19 dhe po regjistron rreth 3,000 raste të reja pozitive në ditë për një popullsi prej rreth katër milionë banorëve.
Kryeministri Andrej Plenkoviç i cili kohët e fundit doli pozitiv për virusin kishte njoftuar kufizime të reja duke përfshirë mbylljen e bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e tubimeve nga fundi i nëntorit, masa që do të qëndrojnë në vend të paktën deri më 21 dhjetor.
Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve, ka thënë Dr Catherine Smallwood nga Programi i Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së në një konferencë shtypi. /Telegrafi/