Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur para pak minutash në qendër të Tiranës nuk zonën e njohur si “9-katëshet” pranë prokurorisë së Përgjithshme.
Burime nga Policia e Tiranës thonë se një automjeti i ishte vendosur lëndë plasëse.
Makina ka qenë tip ‘Smart’ e parkuar në një rrugicë në pjesën e pasme të godinës së Prokurorisë.
Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, shkruan Lapsi.