Telegrafi

Shpërthim pranë ambasadës së SHBA në Kabul, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Të paktën një person u vra dhe tetë u plagosën në një shpërthim të regjistruar sot pranë ambasadës në masa ekstremisht të larta sigurie të SHBA në qendër të Kabulit, njoftuan autoritetet afgane.

“Shpërthimi u regjistrua në afërsi të sheshit Masud në Kabul. Nuk ka të dhëna të sakta për arsyet e ngjarjes për momentin”, deklaroi për median Najib Danish, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.

Shpërthimi u shënua rreth orës 10:00 (05:30 GMT), para një banke, ku një numër i konsiderueshëm personeli i oficerëve të sigurisë ishin në radhë për të marrë rrogën para festës së madhe myslimane të Bajramit, tha një zyrtar i kësaj Ministrie.

“Aktualisht, ka një të vdekur dhe tetë të plagosur të cilët u shtruan menjëherë në spital”, tha për median Waheed Majroh, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.