Ka ndodhur një shpërthim në qytetin e Iskenderunit të Turqisë.
Ambulancat dhe skuadrat e policisë u dërguan në rrethin Iskenderun të provincës jugore të Hatayit të Turqisë pasi një shpërthim tronditi qendrën e qytetit.
Kryetari i Hatayit, Rahmi Dogan shkroi në rrjetet sociale se nuk kishte viktima dhe se policia ka dal në vendin e ngjarjes.
Güvenlik birimlerimizin Payas kontrol noktasında şüphelendiği 2 teröristten biri takip sonucunda İskenderun da etkisiz hale getirilmiş ve bu esnada bir patlama meydana gelmiştir. Herhangi bir can kaybı bulunmamaktadır.Operasyon devam etmektedir. kamuoyu bilgilendirilecektir.
— Rahmi Doğan (@dogan_rahmi) October 26, 2020
Të hënën vonë, Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se dy terroristët e përfshirë në shpërthim u neutralizuan.
Gjithashtu edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka lavdëruar forcat policore për neutralizimin, sipas tij, të terroristëve që po mundohen me çdo kusht na ndajnë vendin.
Hatay’da gerçekleştirdikleri başarılı terörle mücadele operasyonu nedeniyle kahraman güvenlik güçlerimizi tebrik ediyorum. Tüm Hataylı kardeşlerime geçmiş olsun temennilerimi iletiyorum. Rabbim ülkemizi her türlü saldırıdan, felaketten, hain emellerden korusun.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 26, 2020
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat. /Telegrafi/
🇹🇷 FLASH – Attaque en #Turquie : 3 blessés à #Alexandrette. Une #explosion a été entendue lors de la "neutralisation de l'un des 2 terroristes". L'un aurait fui. Opération de #police en cours après une fusillade. (autorités/📹 témoins) #Hatay #iskenderun pic.twitter.com/Arp6Np89xS
— Mediavenir (@Mediavenir) October 26, 2020