Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur, në një shpërthim që ka ndodhur sot pasdite në qytetin turk Diyarbakir, raporton Russia Today.
Shpërthimi i një autobombe ka ndodhur pranë qendrës së qytetit, transmeton Telegrafi.
E përditshmja turke Hurriyet, raporton se 15 persona janë plagosur dhe se ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Diyarbakir është i njohur jozyrtarisht si kryeqyteti i kurdëve të Turqisë.
Ky qytet muajve të fundit është përballur me një valë të rëndë të sulmeve, pasi qeveria në Ankara ka filluar “ofensivë” kundër partisë PKK dhe fortesave të saj politike në juglindje të Turqisë. /Telegrafi/