Telegrafi

Arrin në 11 numri i të vdekurve në Stamboll (Live)

E plotësuar: Në 11 ka arritur numri i të vdekurve në Stamboll, nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm, në shënjestër të së cilit ishte një autobus i Policisë, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Zyrtarë të Qeverisë turke kanë thënë se numri i të lënduarve ka arritur në 36, përderisa policia ka rrethuar zonën ku ka ndodhur shpërthimi.

Akoma askush nuk ka marr përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

E plotësuar: Të paktën dy persona janë vrarë nga sulmi me bombë në Stamboll, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa numri i të lënduarve nga pesë ka arritur në tetë.

Në fotografitë e publikuara nga shpërthimi shihen rrënojat e një autobusi të shkatërruar dhe ndërtesat, të cilat janë dëmtuar, raporton BBC.

Policia turke ka rrethuar të gjitha rrugët në afërsi të shpërthimit, ndërsa askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

E plotësuar: Disa persona janë plagosur nga një shpërthim në Stamboll, bëjnë të ditur mediat turke.

Shpërthimi, i shkaktuar nga një bombë, ka pasur në shënjestër një autobus të policisë.

Disa auto-ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e mëngjesit, pranë sheshit Bajezit, një atraksion i madh turistik, transmeton Rel.

Dhuna në Turqi është përshkallëzuar muajve të fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe i konfliktit në Sirinë fqinje.

Ndiqeni drejtpërdrejt gjendjen në Stamboll.
http://www.ntv.com.tr/canli-yayin/ntv