E plotësuar: Ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu, në lidhje me sulmin terrorist në Beyoğlu të Stambollit, ka pohuar se “aktualisht kemi humbur katër qytetarë tanë”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nga 36 të plagosur, shtatë prej tyre janë ende në situatë serioze. Ndërsa, katër të plagosur ndodhen në procesin e operacionit. Shpresoj se nuk do të kemi humbje të tjera. Sipas informacioneve që na kanë mbërritur theksohet se mes të plagosurve ndodhen 12 persona me nënshtetësi të huaj”, u shpreh Müezzinoğlu.
E tmerrshme: Ky është momenti i sulmit vetëvrasës në Stamboll
Posted by Telegrafi.com on Saturday, March 19, 2016
Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, në lidhje me të dyshuarit ka pohuar se për këtë është herët të flitet.
“Hetimet po kryhet në të gjitha dimensionet e tij. Kjo është ajo çka mund të deklaroj për momentin”, ka thënë ai.
Sulm vetëvrasës në Stamboll: Tre të vrarë dhe 20 të plagosur (Foto/Video)
Sipas informacioneve të marra mësohet se pas shpërthimit në bulevardin “İstiklal” në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, ekipet e shëndetësisë dhe zjarrfikëset.
Në bulevardin “İstiklal” në rajonin Beyoğlu të Stambollit, ka patur një shpërthim me shumë të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, ekipet e shëndetësisë dhe zjarrfikëset.
Mësohet se Policia ka bllokuar hyrjet dhe daljet në bulevard, si dhe ka rrethuar zonën e shpërthimit.
Gjithashtu, theksohet se në lagjen Taksim nuk lejohet hyrja e mjeteve përveç atyre zyrtare.
Independent raporton se dyshohet për sulm vetëvrasës dhe se janë së paku katër të vrarë.
Ndërkaq, sipas guvernatorit të Stambollit, janë tre të vdekur dhe 20 të plagosur. /Telegrafi/
Istanbul’s istiqlal street being sealed off. Ambulances here. Witness told me he heard explosion, say a body pic.twitter.com/gWDb307xer
— Richard Engel (@RichardEngel) March 19, 2016
VIDEO: Security services rush to the scene of the explosion in #Istanbul #Turkey – @taylieli pic.twitter.com/SpSQgVgVqZ
— Conflict News (@Conflicts) March 19, 2016
UPDATE: #Istanbul Governor: Suicide bomber, 3 victims killed in attack. 20 wounded, 3 in critical condition. – @MhmtSlmz
— Conflict News (@Conflicts) March 19, 2016