Telegrafi

Shpërthim në Stamboll – 17 të vdekur

Shpërthimi ka ndodhur në ndërtesën pesëkatëshe afariste në kuartin Zejtinburnu. Nga detonimet e fuqishme janë prishur tre kate të qendrës afariste, e cila ndodhet në afërsi të fabrikës të kompanisë turke për prodhimin e xhamit dhe prodhime prej xhami "Shishexham".

Mediat turke citojnë se nën rrënoja me siguri ka ende viktima apo persona të plagosur. Sipas tyre, shpërthimi ndodhi në një repart për prodhimin e çorapeve, i cili ndodhej në katin e tretë, ku me siguri ka shpërthyer një kazan avulli.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ndërtesat përreth, ndërsa në vendin e incidentit ka një numër të madh të ekipeve të shpëtimit. /INA/