Site icon Telegrafi

Shpërthim në Siri, 36 të vrarë

Të paktën 36 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shpërthim në Sirinë veriore.

Shkaku i shpërthimit është i panjohur, thonë aktivistët e opozitës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sarmada afër kufirit turk. Për shkak të shpërthimit, dy ndërtesa pesëkatëshe u shembën dhe shumë viktima mbetën në rrënoja.

Nga ana tjetër, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se numri i viktimave ishte 39, përfshirë 21 gra dhe fëmijë.

Observatori thotë se ka shpërthyer një depo armësh në bodrumin e një ndërtese.

Exit mobile version