Gjatë mëngjesit të sotëm në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ndërsa burime të Telegrafi bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në shtëpinë, Millan Gjukiq,i cili është pjesëtar i Njësitit kundër narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës
Burime të Telegrafit thonë se sulmi dyshohet të jetë me bombë dhe ka ndodhur rreth orës 2:30.
Këtë e konfirmon për Telegrafin edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga veriu i Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok veriu të Mitrovicës dhe nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 2:30 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim me ç’rast nuk ka të lënduar, mirëpo vetëm dëme materiale, disa vetura të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një polici të Kosovës. Polica është në vend ngjarje duke hetuar rastin”, ka thënë ai.
Ndërkaq, burime të Telegrafit bëjnë të ditur që sulmi ka ndodhur në shtëpinë, Millan Gjukiq,i cili është pjesëtar i Njësitit kundër narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës.