Një shpërthim ka ndodhur pranë ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB), në qytetin verior të Arkhangelsk.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima po qëndronte pranë zyrës vendore kur ndodhi shpërthimi dhe nuk ishte punonjës i agjencisë, sipas TASS.
Shpërthimi raportohet se ndodhi midis derës së parë dhe të dytë të hyrjes në ndërtesë, përcjell oranews.tv.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe të gjithë punonjësit u evakuuan nga ndërtesa.
Ndërsa rrugët afër zonës ku ndodhi shpërthimi janë bllokuar.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.