Të paktën 13 persona u lënduan në Rusi, pas një shpërthimi të madh në një pikë karburanti në jug-perëndim të vendit.
Pamjet e shpërthimit tregojnë se si flakët “mbërthyen” hapësirën në qytetin e Volgograd.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 10 prej personave të lënduar u dërguan në spital për trajtim, bazuar në raportimet.
https://www.youtube.com/watch?v=feB3nosSvsM
Në mesin e të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, të cilët u thirrën në vendin e ngjarjes, për të trajtuar shpërthimin fillestar.
Bëhet e ditur se shpërthimi kreu shtrirjen e saj deri në 1000 metra katrorë në sipërfaqe. /Telegrafi/