Telegrafi

Shpërthim në rafinerinë e naftës në Rusi, zjarri ia merr jetën dy personave

Dy persona humbën jetën pasi një zjarr i madh shpërtheu në rafinerinë e naftës në Siberi në lindje të Rusisë.

Zjarri shpërtheu në rafinerinë e naftës në qytetin Angarsk, rreth orës 6 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Dy persona humbën jetën dhe pesë tjerë u lënduan, ku disa prej tyre u hospitalizuan tha Igor Kobzev, guvernator i rajonit Irkutsk.

Duke u thirrur në deklaratat e ekipeve emergjente, guvernatori tha se katastrofës i parapriu rrjedhja e gazit.

Në anën tjetër, autoritet e sigurisë kanë filluar hetimet, me qëllim që të përcaktohet nëse ka pasur shkelje të masave standarde të sigurisë. /Telegrafi/