Telegrafi

Shpërthim në Pakistan, 26 të vrarë dhjetëra të plagosur

Pjesa më e madhe e të vdekurve ishin oficerë policie që ishin mbledhur në postbllok jashtë ndërtesës ku avokatët kishin planifikuar të mbanin një protestë. Shefi i policisë në Lahorë tha se sulmi ishte kryer nga një kamikaz dhe kishte pasur si objekt policët, njofton BBC.

Pakistani ka parë një rritje të madhe të sulmeve kamikaze gjatë 2007, shumica të kryera nga militantë pro talibanë që operojnë jashtë rajonit fisnor verioro- perëndimor pranë kufirit me Afganistanin.