Një “shpërthim” është raportuar në një tren të metrosë në Londër, duke bërë që pasagjerët të ikin në panik.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët kanë raportuar një “shpërthim në shkallë të vogël” në një çantë që shkaktoi një “panik dhe ikje” në stacionin Tower Hill në Metronë e Londrës.
Policia britanike e transportit ka thënë: “Zyrtarët janë thirrur në stacionin Tower Hill pas një alarmi të zjarrit. Stacioni është i mbyllur derisa zyrtarët dhe zjarrfikësit të përgjigjen”. /Telegrafi/