Të paktën 12 persona mbetën të vdekur pas një shpërthimi në një rafineri ilegale të karburanteve.
Shpërthimi ndodhi në një tubacion nga i cili njerëzit po vidhnin naftë, tha zëdhënësja e policisë, Grace Iringe-Koko, duke shtuar se një hetim ishte në zhvillim e sipër.
Raportohet se shpërthimi dhe zjarri disaorësh janë shkaktuar nga një shkëndijë e gazit të një autobusi tashmë të ngarkuar me qindra litra naftë, shkruajnë mediat.
Rafineritë ilegale janë fitimprurëse në Nigeri, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Afrikë.
Shumica e tyre janë në rajonin e pasur me naftë “Delta e Nigerit”, ku ndodhen shumica e objekteve legale të naftës.
Më shumë se 100 njerëz vdiqën në një shpërthim të ngjashëm vitin e kaluar. /Telegrafi/