Site icon Telegrafi

Shpërthim në “një pikë ku cisternat mbushen me karburant” në Firence të Italisë, raportohet për të vdekur dhe të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur në depon e karburantit në zonën Eni në Calenzano, në provincën e Firences, Itali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë është raportuar se kanë gjetur vdekjen të paktën dy persona, janë tetë të plagosur dhe katër të zhdukur.

“Të gjitha spitalet dhe dhomat e urgjencës janë alarmuar”, ka thënë guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani në mediat sociale.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka aktivizuar një alarm për një rreze prej 5 km nga zona e shpërthimit në Calenzano, “duke kërkuar që dritaret të mbahen të mbyllura dhe që njerëzit të mos i afrohen zonës”.

Shpërthimi thuhet se ndodhi në një zonë të njohur si pikë ngarkimi ku cisternat mbushen me karburant.

Ndërkohë raportohet se tymi është i dukshëm edhe nga qytetet fqinje dhe se në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe policia. /Telegrafi/

Exit mobile version