Site icon Telegrafi

Shpërthim në një ndërtesë banimi në Blankenburg të Gjermanisë, një i vdekur dhe të paktën 25 të lënduar

Të paktën 25 njerëz u plagosën të premten në një shpërthim në një ndërtesë banimi në qytetin gjerman të Blankenburg.

Ndërkohë mediat gjermane raportojnë se përveç të lënduarve, tanimë është raportuar edhe për një të vdekur.

Sipas euronews, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë që shpërthimi ndodhi në orën 08:55 në një ndërtesë apartamentesh në Blankenburg, Gjermani qendrore.

Siç është bërë e ditur tutje, evakuimet po ndodhin më tej, edhe pas një ore nga shpërthimi.

Një qendër e kujdesit ditor pranë ndërtesës u evakuua gjithashtu me policinë duke siguruar që “nuk kishte të lënduar”, dhe se “të gjithë fëmijët u morën nga prindërit e tyre”.

Së paku deri më tani, shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. /Telegrafi/

Exit mobile version