Site icon Telegrafi

Shpërthim në një minierë qymyri në Kinë, 15 të vdekur dhe 18 të zhdukur (Video)

15 persona kanë humbur jetën Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një minierë qymyri në Kinë, paraditen e sotme, rreth orës 11:30 me orën lokale.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, pas shpërthimit të ndodhur në minierën e qymyrit në qytetin Çonçing, në jugperëndim të vendit, nga 35 persona të bllokuar janë gjetur trupat e pajetë të 15 personave.

Ndërsa, bëhet e ditur se janë duke vazhduar kërkimet për 18 personat e tjerë të mbetur të bllokuar në minierë.

Zyra e sigurisë për minierat e qymyrit në Çonçing për të gjitha minierat e qymyrit në qytet ka urdhëruar mbylljen e tyre në mënyrë emergjente, transmeton syri.

Teksa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, theksohet se vazhdon hetimi në lidhje me ngjarjen.

Exit mobile version