Telegrafi

Shpërthim në një minierë në Turqi, të paktën dy minatorë kanë vdekur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në një minierë në shtetin turk shkaku i një problemi me një transfostacion.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri të ditur se nga aksidenti kanë humbur jetën dy punëtorë dhe janë lënduar 20 të tjerë.

“Sipas informacioneve të deritanishme, nga shpërthimi që ndodhi në një minierë në Bartın, humbën jetën dy qytetarë dhe 20 janë plagosur”.

“Ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar të lënduarit dhe familjet e viktimave. Ngushëllimet tona”, shtoi ai.

Një numër i madh autoambulancash janë dërguar në lagjen Amastra të qytetit Bartin, raporton t24.

Ndryshe, raportohet se në minierë ishin duke punuar dhjetëra minatorë gjersa numri i të vdekurve mund të shtohet. /Telegrafi/