Site icon Telegrafi

Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë, dyshohet për eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë ka thënë se sot rreth orës 06:00 kanë pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë”, dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga Policia.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se dyshohet për eksploziv. /Telegrafi/

Exit mobile version