Telegrafi

Shpërthim në një karburant në Itali, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, një prej të cilëve është zjarrfikës.

Nga shpërthimi, mbetën edhe 13 persona të plagosur, raporton repubblica.it, shkruan javanews.

Mësohet se një autobot me karburant ka shpërthyer në një pikë karburanti pranë Borgo Quinzo në provincën Reiti

Banorët janë alarmuar nga shpërthimi i fuqishëm

“Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. Nuk kemi parë kurrë një gjë të tillë”, thanë ata.

Rruga është mbyllur dhe në vendngjarje ndodhen skuadrat e ndihmës mjekësore.