Telegrafi

Shpërthim në një kantier në ndërtim në Tiranë

Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në Tiranë në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim.

Sipas njoftimit të policisë shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Njoftohet se nga kjo ngjarje nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar, njofton euronews.al.

Ndërkohë grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.