Site icon Telegrafi

Shpërthim në një hotel të Kinës, lëndohen të tre persona

Një shpërthim gazi ndodhi të premten në Zhuhai të Kinës, duke lënë të plagosur të paktën tre persona.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja e cila pasoi në orët e para të mëngjesit, ndodhi në një hotel në qytetin jugor kinez.

Zona në të cilën ndodhi shpërthimi, ishte e mbushur me njerëz, bazuar në deklaratat e autoriteteve.

Pamjet të cilat u publikuan gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë shpërthimin e madh të zjarrit, si dhe tymin që përshkoi lagjen.

Më shumë se 55 zjarrfikës u mobilizuan për menaxhimin e flakëve, dhe zjarri u shua brenda një ore, potencuan autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version