Telegrafi

Shpërthim në një fabrikë të kimikaleve në Venedik, për shkak të tymit të zi autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të mbyllen nëpër shtëpi

Pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur brenda fabrikës së kimikaleve në zonën industriale në Venedik, mediat lokale u kanë bërë apel banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të mbyllin dritaret, për shkak të tymit të zi që është ngritur mbi qiellin e këtij qyteti italian.

Siç raporton Reuters, një punonjës i fabrikës është lënduar si rezultat i shpërthimit në Porot Margera, që është vetëm pak kilometra larg pjesës historike të Venedikut, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara nga televizionet italiane shfaqin autoambulancat, veturat e zjarrfikësve si dhe një re të madhe tymi të zi që ishte ngritur lart në qiell.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit që ndodhi në këtë fabrikë, derisa policia ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet. /Telegrafi/