Telegrafi

Shpërthim në një fabrikë kimike në Teksas – evakuohet një shkollë aty afër, njerëzve u thanë të qëndrojnë brenda në shtëpi

Një shpërthim i madh në një fabrikë të materialeve kimike në Teksas ka shkaktuar një zjarr masiv, duke shkaktuar evakuime dhe kërkesa për qëndrim në shtëpi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi dhe zjarri i mëpasshëm ndodhi të mërkurën në mëngjes në një fabrikë kimike në Shepherd, Teksas, rreth një orë jashtë Houston, tha zyra e menaxhimit të emergjencave të qarkut San Jacinto në një postim në Facebook.

Shpërthimi dhe zjarri thuhet se kanë ndodhur në një fabrikë të përpunimit të naftës, tha policia e zonës 2 për qarkun San Jacinto, raportoi NBC News.

Si pasojë, një punonjës përfundoi me djegie të lehta në trupin e tij. Ai po trajtohet në një spital të zonës.

Zjarri i fabrikës kimike dërgoi shtëllunga të mëdha tymi në qiell, një shkollë private aty pranë u evakuua dhe një pjesë e autostradës amerikane është mbyllur gjithashtu. /Telegrafi/