Disa minatorë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të gazit metan në galeri gjatë punimeve.
Tre prej të plagosurve janë shoqëruar në spitalin e Bulqizës, ku njëri prej tyre është shtetas kinez.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin 17 të minierës, në një thellësi prej 1600 metra nën tokë dhe dyshohet se brenda galerisë ka ende minatorë të tjerë.
Trupat e Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave janë nisur drejt Bulqizës për të verifikuar situatën së bashku me strukturat vendore.