Policia metropolitane është detyruar të evakuoj stacionin e metrosë në pjesën veriore të Londrës, pas shpërthimit të një baterie të shpueses që shkaktoi panik në kohën kur mijëra qytetarë udhëtonin për në punë.
Banorët e zonës përreth janë urdhëruar të qëndrojnë brenda shtëpive, kurse qentë nuhatës janë sjell në vendin e ngjarjes për të hetuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndë shpërthyese, transmeton Telegrafi.
Një dëshmitare ka deklaruar për The Sun se kishte dëgjuar një “shpërthim të madh”, e cila më pas menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Ishte një shpërthim shumë i madh. Isha në ashensor kur gjithçka filloi të dridhet. Të gjithë filluan të pyesin se çfarë po ndodh? Më pas fillova të dëgjoj njerëzit duke bërtitur”, ka shtuar dëshmitarja.
Deri më tani raportohet se pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse policia është duke vazhduar të kryej hetimet. /Telegrafi/