(E përditësuar 17:10) Ka arritur në dhjetë numri i të lënduarve nga shpërthimi në Lushnjë. ABC News raporton se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa deputeti socialist është futur në sallën e operacionit.
Sipas këtij mediumi, gjendja e deputetit mbetet e rëndë, por sipas mjekëve pritet të dalë me sukses.
Pamjet nga pasojat e shpërthimit mund t’i ndiqni KËTU
Një person ka vdekur e gjashtë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, që ka ndodhur të premten në një magazinë në ndërtim në Lushnjë.
Mediat në Shqipëri raportojnë se mes të lënduarve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin. /Telegrafi/