Sipas raportimeve, një shpërthim ka ndodhur në një konsullatë ruse në Francë.
Bëhet e ditur se incidenti ndodhi brenda ndërtesës në qytetin jugor të Marsejës, ka njoftuar edhe konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Stanislav Oranskiy.
Mediat franceze kanë treguar se tani në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Ministria e Jashtme ruse tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist”.
Madje, ajo ka kërkuar një hetim të plotë nga autoritetet franceze.
Ndryshe, policia franceze nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin. /Telegrafi/