Site icon Telegrafi

Shpërthimi pranë ambasadës amerikane në Pekin, policia jep detajet (Foto/Video)

(E plotësuar) Një sulmues i vetëm ka shpërthyer një “bombë” pranë ambasadës së SHBA në Pekin të enjten, ka thënë një zëdhënës i ambasadës për NBC News.

Ndërsa, sipas policisë kineze, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nuk ka ndonjë të lënduar, përveç njeriut që realizoi shpërthimin.

“Kishte një shpërthim në hapësirën publike jashtë këndit të juglindjes të kompleksit të ambasadës”, tha zëdhënësi për NBC.

https://www.youtube.com/watch?v=e5gkSomuMJw

Policia kineze tha se një i dyshuar kishte shpërthyer një pajisje të ngjashme me fishekzjarrët pranë ambasadës dhe plagosi dorën.

Policia identifikoi “bombarduesin” si një 26-vjeçar, duke mos dhënë një motiv të dyshuar. /Telegrafi/

————————————————————————–

Shpërthim në Kinë, raportohet të jetë jashtë ambasadës amerikane në Pekin (Foto)

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur jashtë ambasadës së SHBA-ve në Pekin.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym në një kryqëzim, ndërsa grupet e këmbësorëve u mblodhën për të parë se për çfarë bëhej fjalë.

Sipas mediave të huaja, raportohet se automjetet policore kanë rrethuar vendin përreth.

Gjithsesi, deri më tani policia nuk ka dhënë ndonjë koment rreth incidentit.

Gjithashtu as Ambasada amerikane nuk e ka konfirmuar shpërthimin ose shkakun. /Telegrafi/

Exit mobile version