Sot në kazermën e Tetovës ka shpërthyer një eksploziv, ku lëndime kanë marrë dy ushtarë.
Rastin për Telegrafi Maqedoni e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.
Ushtarët të cilët kanë marrë lëndime më të rënda janë dërguar për në Klinikat e Shkupit.
Për momentin nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa pritet që detaje tjera të jepen gjatë ditës së sotme./Telegrafi/